Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, sivjet përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Ajo tashmë ka udhëtuar drejt Torinos, ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në garën më të madhe të muzikës.
Artistja nga Shqipëria ditën e djeshme (e mërkurë) mori vëmendje të madhe me paraqitjen në konferencë, gjersa u shpreh e lumtur se këtë vit prezanton vendin e saj meqë e kishte një ëndërr.
View this post on Instagram
“4 ose 5 vjet më parë, unë thjesht shikoja Eurovisionin në shtëpinë time, duke menduar se do të ishte shumë mirë të isha atje. Tani që jam këtu, sigurisht që jam e emocionuar. Por gjithashtu mendoj se duhet ta bëj mirë këtë. Jam kaq e fokusuar. Dhe e di gjithashtu se pasi të përfundojë kjo, do të më mungojë shumë. Të gjithë artistët; ne jemi miq”, tha Hajati.
Prioriteti i Ronelës është që të dhurojë performancën më të mirë të mundshme. Por, ajo po synon gjithashtu të shfaqë një anë disi të ndryshme të Shqipërisë nga ajo që është parë në skenën e Eurovisionit gjatë këtyre viteve të fundit.
“Së pari, ajo që është më ndryshe është se unë nuk po sjell një baladë, të cilën Shqipëria e sillte në garë prej shumë vitesh. Ishin balada të bukura, nga këngëtarë me zë të bukur. Por mendoj se po sjell një stil më modern”, vazhdon tutje Hajati.
View this post on Instagram
Është një qasje që ka rezultuar pozitive për Ronelën deri më tani, me “Sekret” që ka bërë bujë të madhe përpara garës finale në “Eurovision”.
“Ideja ishte e imja. Doja të kisha një këngë moderne. Doja të mbaja disa pjesë që do të ndihmonin në identifikimin e Shqipërisë. Dhe duke qenë se të gjithë kemi sekrete, të gjithë mund ta gjejmë veten në këngë. Inskenimi – ishte kryesisht ideja ime. Mesazhi është se të gjithë mund të duan kë të duan. Dhe nëse duan ta mbajnë sekret – kjo është jeta e tyre”.
Përtej Eurovision Song Contest, Ronela është po aq e zëshme për planet e saj madhështore pas Torinos, aq edhe për entuziazmin e saj për të qenë aktualisht në qytetin italian.
View this post on Instagram
“Do të doja ta çoja muzikën time në një audiencë më të gjerë. Do të doja që më shumë njerëz të dëgjonin muzikën time – kam kaq shumë këngë dhe tekste për të ndarë me ju të gjithë”, thekson bukuroshja shqiptare.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e parë, që do të zhvillohet më 10 maj 2022. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles
Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit
Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United