LAJMI I FUNDIT:

KGJK zgjedh Valon Totajn, kryetar të Gjykatës së Apelit

KGJK zgjedh Valon Totajn, kryetar të Gjykatës së Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur të enjten gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit.

Totaj në këtë pozitë u zgjodh pasi mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillit.

Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit të Apelit fillon nga 5 maji 2022 dhe është pesëvjeçar.


Ndryshe, Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftushme në Këshill për t’u zgjedhur në këtë pozitë, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjyqtarët Hyseni, Qollaku dhe Idrizi morën nga një votë nga anëtarët e Këshillit.

Kandidat për kryetar të Gjykatës së Apelit ka qenë edhe gjyqtari Kreshnik Radoniqi, tani edhe kryesues i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mirëpo i njëjti është tërhequr nga kjo garë, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për të njëjtin ka konstatuar se zgjedhja eventuale e tij në pozitën e kryetarit të Apelit duke qenë edhe kryesues i KQZ-së, përbën konflikt të interesit.

Komisioni Vlerësues me përbërje të anëtarëve Vilard Bytyqi, Avni Mehmeti dhe Fahret Velija, më 4 prill 2022 ka intervistuar kandidatët, Hashim Çollaku, Nehat Idrizi, Zyhdi Haziri, Valon Totaj dhe Bashkim Hyseni, gjyqtarë këta që i kanë hyrë garës për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori