Me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Brigadën e Zjarrfikësve në kryeqytet, për t’u njohur nga afër me punën dhe problemet me të cilat ata përballen.
Ai me këtë rast ka thënë se zjarrfikësit e Kosovës meritojnë trajtimin e duhur institucional.
“Zjarrfikësit e meritojnë një trajtim shumë më të mirë. Kemi qenë edhe më herët në kontakt kur jemi takuar me komandantin. Tashmë kemi aktivizuar idenë për t’i hapur edhe pikat tjera, si në Hajvali dhe Bregun e Diellit, t’i rregullojnë edhe ato ekzistuese në Kodër të Trimave, po ashtu të bëjmë edhe në Arbëri që ta kemi një shërbim shumë efikas për qytetarët e Prishtinës. Këtë që shikuam, patet rastin ta shihni edhe ju krejt, është proces një ‘drill’ për shpëtimin e jetëve, diçka që zjarrfikësit shpëtojnë jetën çdo ditë dhe për këtë arsyeje meritojnë që ata të kenë një trajtim edhe në nivelin e kryeqytetit. Do të bëjmë çdo gjë që zjarrfikëset të jenë përbrenda kryeqytetit dhe pjesë e administratës së kryeqytetit, në të mirën e qytetarëve të Prishtinës”, tha Rama.
Ndërsa komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve Latif Zeka, ka thënë se primare është zgjidhja e statusit të tyre.
“Së pari duhet të zgjidhet statusi ynë, duhen të pranohen zjarrfikëse të rinj, ka shumë vite që nuk janë pranuar asnjë zjarrfikës. Po bëhen 10 vjet që nuk po zgjidhet ky problem që mund të zgjidhet shumë lehtë. Unë shumë herë kam kërkuar se nëse nuk ka nevojë kjo shoqëri për zjarrfikëse të rinj, më mirë të shkojmë në shtëpi”, tha ai.
Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës me këtë rast ka zhvilluar edhe një aksion stimulues “Zjarr në katin e tretë”.
Ndryshe, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të zjarrfikjes dhe shpëtimit, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë për tejkalimin e gjendjes së rënduar të zjarrfikësve, krijimin e kushteve normale të punës dhe ngritjen e kapaciteteve operative.
Në reagimin e saj, sindikata përkujton se kjo ditë i gjen zjarrfikësit në Kosovë në gjendje jo të mirë, me status të pazgjidhur dhe të pa definuar sa i përket kompetencave menaxhuese, numri i vogël i zjarrfikësve, mungesa e pajisjeve dhe mjeteve të punës, mungesa e sigurimeve shëndetësore./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët