Vdekja e Mino Raiolas, familja merr vendimin ekstrem për funeralin e ish-agjentit të shumë yjeve
Varrimi i Mino Raiolas, i cili vdiq pasditen e së shtunës në moshën 54-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të dhimbshme, do të bëhet në mënyrë rigoroze konfidenciale.
Dita, ora dhe vendi ku do t’i jepet lamtumira e fundit agjentit të shumë yjeve nuk do të bëhen publike.
Një zgjedhje, ajo e të afërmve Raiolas, në përputhje me konfidencialitetin e dëshiruar dhe mbajtur nga vetë i ndjeri dhe shoqëruesit e tij në muajt e fundit të jetës, gjatë përballjes së pasuksesshme me sëmundjen e rëndë, raporton La Gazetta dello Sport.
Familja nuk dëshiron që te ketë ekspozim në media të ceremonisë së varrimit dhe ajo do të bëhet në mënyrë sekrete.
Është kërkuar që as lojtarët që menaxhoheshin nga ai të mos jenë prezent, duke i lënë familjarët në privatësi të plotë.
Thuhet se trashëgiminë e Raiolas pritet ta vazhdojë një kushëriri i afërt i tij, ndërsa në ekip mund të jetë edhe Zlatan Ibrahimovic si fytyra kryesore e agjensionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251