LAJMI I FUNDIT:

Babai i dy fëmijëve goditet frikshëm nga demi gjatë një festivali në Spanjë, ndërron jetë në spital – e gjitha ndodhi përpara gruas dhe vajzës së tij

Babai i dy fëmijëve goditet frikshëm nga demi gjatë një festivali në Spanjë, ndërron jetë në spital – e gjitha ndodhi përpara gruas dhe vajzës së tij

Një burrë ka vdekur pasi u godit nga një dem para gruas dhe njërës prej dy vajzave të tij në një festival spanjoll.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oscar Rodriguez Calleja, 50 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital pasi u godit nga një dem i quajtur Rodillero në festivalin Fiesta del Verdejo në qytetin e vogël të La Seca, Valladolid, në veri të Spanjës, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.


Pamjet e incidentit që ndodhi të dielën më 1 maj treguan momentet përpara se demi të dilte nga “kutia” e tij prej druri, duke marrë menjëherë një kthesë djathtas drejt turmave që qëndronin pas barrierave.

Babai i dy fëmijëve u “kap” më pas nga brirët e demit teksa qëndronte pas kangjellave, ku më pas u tërhoq zvarrë për disa sekonda – ndërsa dëshmitarët e shikonin të shokuar.

Të dashurit e tij pësuan sulme paniku dhe u trajtuan në vendngjarje përpara se gruaja e tij të dërgohej në një qendër shëndetësore.

Oscar kishte udhëtuar nga shtëpia e tij në komunën e afërt të Nava del Rey për të marrë pjesë në festimet me familjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori