LAJMI I FUNDIT:

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Villarreal – Liverpool

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Villarreal – Liverpool

Liverpooli do të jetë mysafir i Villarrealit për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Përballja e parë në Angli përfundoi 2-0 në të mirë të The Reds, ndërsa sonte do të përcaktohet finalisti i parë nga ora 21:00 në ‘Estadio de la Ceramica’.


Për këtë ndeshje, Villarreali do të jetë pa Alberto Morenon, ndërsa në dyshime janë Gerard Moreno, Francis Coquelin dhe Yeremi Pino.

Foto: WhoScored/Prsc

Në anën tjetër, Jurgen Klopp ka dyshime te Curtis Jones dhe Roberto Frimino.

Analizë

Villarreal

Unai Emery ka konfirmuar se Gerard Moreno do të rikthehet nga lëndimi për t’u përballur me Liverpoolin të martën mbrëma në një përforcim masiv.

Pas 2-0 nga ndeshja e parë, Unai Emery ka nevojë që skuadra e tij Villarreal të tregojë më shumë qëllim sulmues të martën, kështu që priten disa ndryshime.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno, ka mbetur sërish jashtë fushës, ndërkohë që ka dyshime për Yeremi Pino dhe Francis Coquelin.

Paco Alcacer mezi është paraqitur për Villarrealin këtë sezon, por është një opsion në sulm nëse Moreno nuk arrin të rikuperohet në kohë.

Liverpool

Mo Salah, Thiago Alcantara, Trent Alexander-Arnold dhe Fabinho do të rikthehen në formacionin fillestar për t’u përballur me Villarrealin, pasi ishin në bankinë kundër Newcastles në fundjavë.

Jordan Henderson dhe Naby Keita janë në konkurrencë për të kompletuar mesfushën e Liverpoolit, ndërsa Ibrahima Konate do të shpresojë të rikthehet në vend të Joel Matip.

Statistika

Liverpool ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

Liverpool ka shënuar të paktën dy gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

Ka pasur nën 2.5 gola të shënuar në tre ndeshjet e fundit të Villarrealit (Liga e Kampionëve).

Parashikim

Liverpooli pritet ta fitojë edhe këtë përballje meny gola epërsi.

Formacionet e mundshme

Villarreal: Rulli, Estupinan, Torres, Albiol, Foyth, Danjuma, Capoue, Chukwueze, Los Celso, Moreno.

Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold, Henderson, Fabinho, Thiago, Diaz, Salah, Mane. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori