Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, është deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, është deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe politikes të cilën e zbaton ky i fundit.
Përveç kësaj, ai ka theksuar se nuk do të futet në qeverisjen “autoritare” të Vuçiqit derisa Serbia “nuk e ndërron qasjen ndaj Kosovës, derisa Serbia nuk e ndërron Kushtetutën dhe preambulën e saj”.
“Unë dhe asnjë nga partnerët e mi të koalicionit nuk do të pajtohen që për një vend, dy apo tre, apo një zëvendësministër të futemi në qeverinë autoritare të Vuçiqit”, është shprehur ai.
Lidhur me deklaratën e Kamberit, ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se ky kusht është i patejkalueshëm derisa nuk ka ndonjë marrëveshje me Serbinë.
“Mos është ky kusht i madh dhe mos mundet të ketë pasoja në përfaqësim shqiptarët në Serbi nëse ky kusht vendoset përfundimisht në raport me Vuçiqin. Ju keni të drejtë t’ia vëni këtë kusht por këto kushte nuk po munden t’ia vendosin disa shtete më të fuqishme Beogradit e lëre më një deputet”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kësaj i është kundërpërgjigjur Kamberi duke thënë se “nuk mundemi ne të jemi pjesë e një qeverie e cila kur do ta jep betimin në parlament do ta japë betimin se do ta kthejë Kosovën si pjesë të Serbisë”.
“Cili shqiptar do të jetë pjesë e asaj qeverie? Deputeti jep tjetër betim, qeveria jep tjetër betim”, shtoi ai.
Ndërkaq, kur pyetet se nëse zgjedhet deputet a do të bëhet pjesë e ndonjë grupi parlamentar apo do të mbes i pavarur, Kamberi ka thënë se si mundësi teorike që ekziston nëse arrihet ta sigurohet mandati, janë dy deputetë të SDA, dy deputetë kroatë dhe një deputet shqiptar që mund teorikisht ta bëjë një grup parlamentar.
“Por për këtë çështje duhet të ulet dhe të shihet edhe orientimi i tyre dhe veprimi i tyre, duke llogaritur se pjesa tjetër e parlamentit që do të mbetet opozitë do të jetë me siguri krahu ekstrem i djathtë serb, me të cilin fare nuk duam të bisedojmë”.
“Dhe duke pasur parasysh sjelljet e Serbisë kur që nga vitet e 90-ta asnjëherë nuk i ka bërë shqipatrëve ofertë të jetë pjesë e qeverisë, nuk mund të presim të jemi pjesë e asaj qeverie”, shtoi ai.
Ndërkaq, ai potencoi se në rast të ndonjë oferte, kërkesa e tyre është që Serbia duhet të sigurojë vende pune.
“Respektivisht participim adekuat konfrom konvenatve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evorpës, të shqiptarëve në organet shtetërore në nivel të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025