LAJMI I FUNDIT:

Tjetër aksident në Drenas, lëndohen 10 persona

Tjetër aksident në Drenas, lëndohen 10 persona
Foto: Ilustrim

 Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë veturave në fshatin Abri e Epërme, në vendin e quajtur Garrapole të Drenasit.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00.


“Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, deklaroi ai.

Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Skenderaj – Drenas
Lexo po ashtu Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Skenderaj – Drenas

Tutje tha se njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më herët, pikërisht në komunën e Drenasit, një grua dhe një fëmijë 7-vjeçar humbën jetën si pasojë e një aksidenti. Po ashtu tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

Për shkak të kushteve atmosferike apelohet nga ngasësit të kenë kujdes në përshtatjen e shpejtësisë./Telegrafi/