LAJMI I FUNDIT:

Dy shtetas serbë kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident në afërsi të Kumanovës

Dy shtetas serbë kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident në afërsi të Kumanovës
Foto: Ilustrim

Dy shtetas serbë kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 03:35, kur vetura në të cilën ndodheshin ka dalë nga magjistralja Kumanovë-Shkup, në zonën e fshatit Romanovcë, për shkak se shoferi ka humbur kontrollin, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se M.D. (27) i cili drejtonte veturën Volkswagen Tuareg me targa të Serbisë, si dhe pasagjerin e tij E.C. (23). Ata janë konstatuar me lëndime të rënda në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë./Telegrafi/