LAJMI I FUNDIT:

Organizonte bixhoz në podrumin e shtëpisë – policia arreston dy persona në Skenderaj

Organizonte bixhoz në podrumin e shtëpisë – policia arreston dy persona në Skenderaj

Policia e Kosovës, në Skenderaj në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), me datë 01.05.2022, rreth orës 00:40, mbi dyshimin e bazuar për organizmin e veprimtarisë së skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kanë realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të saj në një fshat të Skenderajt.

Paraprakisht është siguruar leja për realizmin e kontrollit nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj.


“Gjatë kontrollit, në podrumin e shtëpisë në fjalë janë hasur gjashtë (6) persona të ulur për rreth një tavoline, 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit. Gjithashtu janë kontrolluar edhe shtatë /7/ automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë ku në njërën prej automjeteve është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome. Të gjitha gjësendet e gjetura janë sekuestruar dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me rastin, në cilësi të dyshuarit është arrestuar pronari i shtëpisë B.SH., 32 vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23 vjeçar, te dy shtetas të Republikës së Kosovës.

“Pas procedurës së intervsitimit, ndaj pronarit të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale; ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te pa-autorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori