Shumën e investuar në Bonot e Thesarit nga diaspora kosovare vitin e kaluar, e ka konsideruar shumë të ulët organizata Germin. Madje, kjo organizatë që traget ka 10.4 milionë euro u investuan në bonot e thesarit nga diaspora e Kosovës për kohën, sa kjo thirrje ishte e hapur. Por, kjo shumë, sipas organizatës Germin është shumë e ulët, në krahasim me kapitalin real që ka Diaspora.
Lirim Krasniqi, nga kjo organizatë, thotë se Qeveria nuk ka bërë njoftimin e duhur për këto investime dhe se gabimisht i ka investuar këto para.
“Është e rëndësishme që këto projekte të shkojnë për projekte zhvillimore. Në vitin e kaluar Qeveria ka vendosur që mjetet e mbledhura 10.4 milionë të shkojnë për rimëkëmbjen ekonomike”.
”Ne mendojmë që kjo nuk është një nga mënyrat që duhet të shfrytëzojmë mjetet që vijnë nëpërmjet bonove që vijnë nga diaspora, sepse këto projekte duhet të dedikohen për projekte zhvillimore, kapitale të natyrave të ndryshme dhe ky informacion duhet që ti dhurohet diasporës paraprakisht”, ka thënë Lirim Krasniqi për RTV Dukagjini.
Lirim Krasniq - GerminPor, Ministri i Financave Hekuran Murati thotë se këto para nuk janë investuar ashtu siç pretendon organizata “Germin”.
Qëllimi i parave të mbledhura nga bonot e thesarit, sipas Muratit, është investimi te prodhuesit vendor, për zgjerimin e kapaciteteve të tyre.
“Të thuhet se mjetet e mbledhura nga bonot e thesarit kanë shkuar për masën e mbështetjes qytetarë është e pavërtete. Ato mjete siç e kemi thënë do të shkojnë për t’i mbështetur prodhuesit për zgjerimin e kapaciteteve të tyre, e cila është masa 2.1, dhe ajo masë është në vijimësi dhe komisioni ka filluar punën dhe është duke i shqyrtuar aplikacionet. Shumë biznese kanë marrë parapëlqimin fillestar dhe disa prej tyre edhe janë aprovuar. Investimet kanë filluar”, është shprehur Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Hekuran Murati - ministër i Financave dhe TransfereveKurse, ekonomisti Naim Huruglica, mundësinë e diasporës për të investuar në bono të thesarit e sheh si mënyrë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Qeveria nuk ka shumë formë për të nxjerrë para, dhe kjo është një ndër format. Diaspora duhet të bindet, që të vije e të investon përmes interesit që ajo nxjerre nga ky investim dhe jo se ata e kanë ndonjë obligim për të dhënë të holla vazhdimisht në Kosovë. Domethënë këto janë të holla të kthyeshme dhe jo të pakthyeshme. Ata duhet ta shohin këtë si një instrument që ia vlen të blihet, me qëllim që do të fitojnë një normë të interesit mbi ato para”.
Naim Huruglica - ekonomistQeveria nuk ka shumë formë për të nxjerrë para, dhe kjo është një ndër format. Diaspora duhet të bindet, që të vije e të investon përmes interesit që ajo nxjerre nga ky investim dhe jo se ata e kanë ndonjë obligim për të dhënë të holla vazhdimisht në Kosovë. Domethënë këto janë të holla të kthyeshme dhe jo të pakthyeshme. Ata duhet ta shohin këtë si një instrument që ia vlen të blihet, me qëllim që do të fitojnë një normë të interesit mbi ato para”, është shprehur ai.
Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat vlejnë më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg. /PortaliD/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur