LAJMI I FUNDIT:

Çitaku thotë se qeveria po aplikon për anëtarësim të Kosovës në organizata në të cilat është anëtare

Çitaku thotë se qeveria po aplikon për anëtarësim të Kosovës në organizata në të cilat është anëtare
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar  nismën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në “Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit”. Por, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se Kosova është pjesë e kësaj organizate nga viti 2015.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se vendimi obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të zhvillojë negociatat me Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave për anëtarësim.

“Anëtarësimi ka qëllim promovimin e Republikës tonë, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet pjesëmarrëse, prezantimin e avantazheve për investime në Kosovë, si dhe potencialit prodhues e eksportues të vendit”, thuhet në vendimin e Qeverisë, transmeton Telegrafi.


Por, del se Republika e Kosovës është anëtarësuar në këtë organizatë, që nga viti 2015.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015.

“Kosova poashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai”, ka shkruar ajo.

“Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”, ka ironizuar Çitaku

“Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Lajme
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Lajme
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori