LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria e re njëqind ditët e para i kaloi në punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar

LSDM: Qeveria e re njëqind ditët e para i kaloi në punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar

LSDM thotë se njëqind ditët e para të mandatit të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i kaloi në punë të përgjegjshme dhe tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike.

“Janë marrë masa në kohë dhe efikase për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në javët e para e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe sipas afateve ligjore do të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët. Përmes dialogut social u dakorduam për një metodologji të re me të cilën pensionet nga shtatori do të rriten me përqindje rekord. Për t’u përballur me pasojat e krizës, siguruam mbështetje shtesë financiare prej 1.000 denarë për familjet e rrezikuara sociale dhe pensionistët për një periudhë tre mujore.

Kemi ulur akcizat dhe TVSH-në për derivatet e naftës dhe kemi hequr TVSH-në për produktet bazë, sot një familje mesatare kursen rreth 4000 denarë për shkak të uljes së shpenzimeve për ushqim, karburant dhe rrymë.


Të gjitha këto vendime shtetërore janë marrë nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM në 100 ditët e para të mandatit për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, vazhdojnë reformat në të gjithë sektorët e rëndësishëm për integrimin tonë evropian, të rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë sonë. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave që mbrojnë standardin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori