LAJMI I FUNDIT:

Deputeti britanik pezullohet nga partia pasi u kap duke shikuar pornografi në parlament – deklarohen ai dhe gruaja e tij

Deputeti britanik pezullohet nga partia pasi u kap duke shikuar pornografi në parlament – deklarohen ai dhe gruaja e tij

Një deputet britanik nën hetim për gjoja shikimin e pornografisë në Parlament ka thënë se ai e hapi faqen gabimisht, por do të tërhiqej nëse shpallet fajtor.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, deputeti konservator Neil Parish iu referua Komisionerit Parlamentar për Standardet të premten, disa ditë pasi dy deputete femra konservatore thanë se e panë atë duke shikuar pornografi në telefonin e tij celular në dhomën e Parlamentit dhe në një komision.

Dhe deputeti, i pyetur në shtëpinë e tij në Somerset nëse ai hapi një të tillë gabimisht, tha: “E bëra, por hetimi le ta shqyrtojë atë”.


Ai tha se do të presë gjetjet e hetimit, por “nuk do të qëndrojë nëse shpallem fajtor”.

Parish, i cili u pezullua nga partia të premten, tha se ai do të “përputhej plotësisht” me hetimin ndërsa kërkoi falje dhe zbuloi se për këtë i tregoi gruas së tij vetëm këtë pasdite.

Sue Parish, me të cilin ai ka qenë i martuar për 40 vjet, tha se i gjithë episodi ishte “një budallallëk i vogël” dhe se akuzat ishin “shumë të sikletshme”.

E pyetur nëse ajo ishte në dijeni që burri i saj kishte parë pornografi më parë, ajo tha për The Times: “Jo. Ai është një djalë mjaft normal, me të vërtetë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori