LAJMI I FUNDIT:

Vdekja tragjike e çiftit kosovar në Francë, prokurori: Burri mbyti gruan me thikë, pastaj veten

Vdekja tragjike e çiftit kosovar në Francë, prokurori: Burri mbyti gruan me thikë, pastaj veten

Prokurori publik ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të së martës (26 prill), kur çifti me origjinë nga Kosova u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Sipas prokurorit, deri te zënka me epilog tragjik ka ardhur, pasi bashkëshorti ka akuzuar gruan e tij për tradhti. 

“Gruaja u vra nga burri i saj”, konfirmoi prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon këtë të premte, pas mbledhjes së fakteve.


Sipas tij, autopsia ka zbuluar disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e gruas 44-vjeçare.

“Më tej thuhet se burri e theri gruan e tij për vdekje para se ta kthente armën kundër vetes, në prani të tre prej tetë fëmijëve të tyre”, tha prokurori të premten, për mediat franceze, transmeton Telegrafi.

Çifti me origjinë nga Kosova - prindër të shtatë fëmijëve - gjendet i vdekur në apartamentin e tyre në Francë, dyshohet se janë therur me thikë
Lexo po ashtu Çifti me origjinë nga Kosova - prindër të shtatë fëmijëve - gjendet i vdekur në apartamentin e tyre në Francë, dyshohet se janë therur me thikë

“Gruaja u vra nga burri i saj. Ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

“Hetimi konfirmoi se një zënkë verbale mes prindërve shpërtheu mëngjesin e së martës, ku bashkëshorti 45-vjeçar akuzoi gruan e tij për ‘gjoja pabesi’”, shtoi prokurori.

Sipas prokurorit, ngjarja ka ndodhur në banjën e banesës kur njëri nga fëmijët pas theu derën dhe zbuloi trupat e pajetë të prindërve të tij.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit.

Çifti bashkëshortor kishte tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

Sipas prokurorit Nahon çifit nuk ishte i njohur për organet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori