LAJMI I FUNDIT:

29 raste të reja me Coronavirus të premten në Kosovë

29 raste të reja me Coronavirus të premten në Kosovë
Foto: Ilustrim

29 raste të reja të infektimit me COVID-19 janë konfirmuar të premten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 619 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.


Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 441.

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit ministria njofton se janë administruar 1.825.998 doza të vaksinës.

821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./Telegrafi/