Kompania Snap që është në pronësi edhe aplikacioni i njohur Snapchat, ka prezantuar “kamerën e parë fluturuese” – përkatësisht një dron të vogël të pajisur me kamerë.
Fjala është për dronin Pixy që është aq i vogël sa që mund të qëndrojë në pëllëmbën e dorës. Shitja e saj do të fillojë në SHBA dhe Francë, kurse çmimi do sillet rreth 230 dollarë, transmeton Telegrafi.
Nga Snap është bërë e ditur se porositë do të fillojnë në fund të majit. E fotografitë dhe videot që i realizon droni do të dërgohen në Snapchat Memories, ku përdoruesit do të mund t’i editojnë apo t’i përdorin më vonë.
Pixy është edhe një shembull eksperimental që po e kryejnë në këtë kompani, që ka lidhje me rrjetin social. Kompania amë Snapchat, Snap është e njohur për aplikacionin për shkëmbim mesazhesh, por veten e quan si kompani e specializuar në kamera.
Vitin e kaluar Snap prezantoi syzet më të reja të realitetit virtual të quajtura Spectacles, që i mundësojnë kreatorëve që fotografitë digjitale “t’i bartin” në botën reale. Prej vitesh po flitet që Snap po zhvillon një selfie dron, e tani edhe është prezantuar.
Për përdorimin e dronit nevojitet të shtypet butoni dhe të miratohet një prej shtatë stileve të fluturimit. E në shitje ky dron vjen në dy pako të ndryshme – varësisht nga kërkesa e blerësit.
Pakoja bazë kushton 230 dollarë dhe përfshin edhe pajisjen për bartjen e dronit, kablloja për mbushje dhe bateria. Ndërsa pakoja 250 dollarëshe nënkupton bateri shtesë që mbushen dhe mbushësi i shpejtë.
Çmimi për një bateri është 20, kurse për mbushës 50 dollarë. Se sa kanë jetëgjatësi bateritë nuk dihet, por do të duhej të qëndronin pesë deri në tetë fluturime.
Pixy ofron 16 GB memorie dhe mund të ruaj deri në 1 mijë fotografi dhe 100 video të shkurtra. Droni peshon vetëm 101 gramë, e realizon video me rezolucion 2.7 K me kamerë prej 12 MP.
https://www.youtube.com/watch?v=ZTV4A8D3rQ0
Por videot nuk kanë audio, e ato mund të editohen përmes Snapchat ku shtohet në sfond muzika, tingulli dhe efektet e tjera. Pixy është rezistent ndaj ujit, por mund të ketë probleme me erërat e forta.
Kujtojmë që Snapchat ka më shumë se 600 milionë përdorues aktiv në muaj, dhe mbi 330 milionë përdorues aktiv në baza ditore në mbarë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Thënia e fjalëve 'Ju lutem!' dhe 'Faleminderit!' në ChatGPT kushton miliona dollarë, thotë Sam Altman i OpenAI

iPhone 17 Pro vjen me një ngjyrë të re

Prezantohet kamera e re Insta360 X5

Dorëzohet Bluesky

Nokia të prodhojë telefona Android?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'