Presidentja Vjosa Osmani është pritur gjatë ditës në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatori Chuck Schumer, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senat, senatori Bon Menendez dhe kryetari i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare në Senat, senatori Gary Peters.
Siç njoftohet, gjatë takimit me senatorin Chuck Schumer, Osmani -bën të ditur zyra për media- diskutoi për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në kohën kur bashkimi i demokracive anekënd botës në betejën kundër autokracive po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
“Presidentja Osmani falënderoi senatorin Schumer për kontributin e tij të deritanishëm ndaj Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane për Kosovën në këtë kohë sfiduese për kontinentin tonë”, thuhet në komunikatë.
Në takim me kryetarin e komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez, presidentja thuhet se diskutoi për situatën e krijuar në rajonin tonë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe për faktin se ka interesim të vazhdueshëm nga Rusia dhe aleati i saj në rajon, Serbia, që të minohen të arriturat e popullit të Kosovës dhe të arriturat amerikane në vendin tonë.
Osmani dhe senatori Menendez, po ashtu diskutuam për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fusha të ndryshme si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërkaq, në takim me senatorin Gary Peters, kryetar i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare, Osmani e ka falënderuar senatorin Peters për përkrahjen e Kosovës për një kohë të gjatë.
Po ashtu, Osmani thuhet se diskutoi me të për rëndësinë e mbështetjes amerikane në kohën kur rajoni ynë po përballet me sfida të krijuara nga satelitët e Rusisë si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje