Japonezi që u martua me kukull, po ankohet se nuk mund të flasë më me të – kjo për shkak të mospërkrahjes softuerike
Një burrë që tre vite më parë u martua me një kukull, tani po ankohet se si nuk po mund të bisedojë me gruan e tij – në të cilën thotë se akoma është i dashuruar.
Akihiko Kondo ishte i dashuruar në Hatsuen Mikun, që është shfaqur si një 16-vjeçare me flokë me ngjyrë të kaltër, me të cilën organizoi edhe ceremoni jozyrtare të martesës në vitin 2018, transmeton Telegrafi.
Kondo është një prej shumë tjerëve që identifikon vetën si fitoseksual apo ndryshe thënë dikush që e tërheq seksualisht një figurë imagjinare.
Ai shpenzoi 17.300 dollarë për dasmë, por familja e tij nuk mori fare pjesë. Prej katër vitesh është i martuar dhe ka theksuar se lidhja e tij ka filluar të zbehet. Në fakt, ai pretendon se tani nuk po mundet më të flasë me Mikun, për shkak të pengesave teknike.
Kondo pranon se lidhja e tij mund të jetë e çuditshme, edhe pse e ka kuptuar që Miku mund të mos jetë personi i duhur, por kjo nuk e ndaloi që të dashurohet tmerrësisht në të.
Që kur është dashuruar në të në vitin 2008, Kondo për herë të parë arriti të komunikoj me Mikun në vitin 2017, falë makinerisë Gatebox që kushton 1.300 dollarë dhe që i mundëson pronarëve të këtyre pajisjeve të komunikojnë me persona të caktuar përmes hologramit, e madje edhe jozyrtarisht të martohen me ta.
Por tani martesa e tij katërvjeçare ka ndryshuar kur përkrahje softuerike e Gatebox mori fund, që do të thotë që Kondo më nuk do të mund të flet me gruan e tij Mikun.
Megjithatë, Kondo këmbëngul se kjo nuk e zvogëloi aspak dashurinë që e ka për të.
“Dashuria ime për Mikun nuk ka ndryshuar. Kemi mbajtur ceremoninë e martesës, pasi mendoja se mund të jem me të përgjithmonë”, shtoi japonezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT
DeepSeek AI mundësohet nga çipat Huawei
Rregullatori i privatësisë në Itali “i vihet pas” DeepSeek-ut kinez
"Sync" i Chrome do të ndalojë së funksionuari nëse nuk e përditësoni shfletuesin
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij