Është e qartë se trupi kalon nëpër shumë ndryshime gjatë procesit të plakjes dhe një nga çështjet frustruese është shikimi i dobët. Për fat të mirë, ka suplemente që do t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni ndjeshëm këtë proces.
Me kalimin e kohës, shikimi fillon të dobësohet, shfaqet sindroma e syrit të thatë dhe rritet rreziku për sëmundje. Për këtë arsye, është e rëndësishme të filloni të konsumoni suplemente që përmbajnë sasi të mëdha të lëndëve ushqyese.
Mjekët Janet Coleman dhe John Burdeos kanë thënë për revistën Eat This, Not That se suplementet që përmbajnë acide omega-3 yndyrore janë më të dobishmet kur bëhet fjalë për ruajtjen e shikimit të mirë. Ato kryesisht sigurojnë mbrojtje kundër degjenerimit makular.
“Omega-3 zbut çdo lloj inflamacioni dhe simptomat e syrit të thatë, i cili shfaqet për shkak të përdorimit të tepërt të pajisjeve elektronike, pra dritës blu, por edhe procesit natyral të plakjes”, ka shpjeguar Burdeos.
Acidet omega-3 yndyrore mund të merren në formë kapsulash ose tabletash, por ato gjenden edhe në ushqime, si skumbri, salmoni, sardelet, farat e lirit, arrat etj.
Coleman ka shtuar se ka suplemente të tjera të dobishme për sytë tuaj. Midis tyre janë zeaksantin (karotenoid që gjendet në qelizat e syve) dhe lutein (pigment organit i lidhur me beta-karotenin dhe vitaminën A).
“Këto karotenoide gjenden në perimet e gjelbra (brokoli, lakra jeshile dhe spinaqi). Nëse nuk hani mjaftueshëm nga këto ushqime, sigurohuni që të blini këtë lloj suplementi për të ruajtur shëndetin tuaj”, ka thënë doktoresha Janet Coleman.
Së bashku me këto karotenoide, vitamina C mund të jetë gjithashtu e dobishme të merret në formë suplementesh nëse nuk e merrni mjaftueshëm përmes ushqimit.
“Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e syve tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira që çojnë në katarakt dhe degjenerim makular, ndërsa mund të gjendet në ushqime, si specat, portokallet, frutat e kivit dhe luleshtrydhet”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje