LAJMI I FUNDIT:

Olivia Wildet i dorëzohen dokumentet për kujdestarinë e fëmijëve të saj gjatë prezantimit të filmit të saj të ri në skenë

Olivia Wildet i dorëzohen dokumentet për kujdestarinë e fëmijëve të saj gjatë prezantimit të filmit të saj të ri në skenë

Olivia Wildet iu dorëzua dokumentet e kujdestarisë nga ish-partneri i saj dhe babai i fëmijëve të saj, Jason Sudeikis ndërsa ishte drejtpërdrejt në skenë në “CinemaCon 2022” – ku ajo po diskutonte filmin e saj të ri.

Aktorja 38-vjeçare ishte në mes të një prezantimi për 4,100 drejtues të industrisë së filmit në lidhje me ‘trailer’-i e saj të ardhshëm “Don’t Worry Darling” në Las Vegas të martën mbrëma (26 prill), kur mori dokumente ligjore nga ish-partneri i saj.

Wilde mbeti e tronditur kur dokumentet e gjetën atë në Caesars Palace ku ajo po promovonte filmin e saj më të ri.


Asaj iu dorëzua një zarf nga një grua që u ngjit në skenë në mes të prezantimit, duke e pyetur: “Kjo është për mua?”. Pas hapjes së dokumenteve, Wilde vazhdoi diskutimin dhe tregoi ‘trailerin’ e filmit që ajo drejtoi,

Burimet e ‘Deadline‘ pohuan të mërkurën se zarfi që u soll në skenën në The Colosseum të Caesars Palace, përmbante letrat e kujdestarisë nga fituesi 46-vjeçar i Emmyt.

Teksa, ‘Variety’ ka pohuar se Sudeikis nuk e dinte se Wilde do t’i jepeshin letrat në një mënyrë kaq publike dhe poshtëruese.

Aktorja aktualisht është në lidhje me yllin e popit Styles, 28 vjeç, të cilin e takoi ndërsa po drejtonte filmin e saj të ardhshëm, në të cilin ai luan së bashku me Florence Pugh.

Wilde, 38 dhe Sudekis, 46, u ndanë në nëntor 2020 pas shtatë vitesh së bashku. Ata ishin të fejuar dhe prindër të dy fëmijëve, djalin Otis, 8 vjeç dhe vajzën Daisy 5 vjeçe.

Ata aktualisht janë duke përpunuar kushtet e marrëveshjes së tyre të kujdestarisë për fëmijët. Fëmijët janë me Sudeikis ndërsa ai filmon sezonin e ri të hitit të Apple TV “Ted Lasso”.

Sudeikis ka qenë i sinqertë në lidhje me ndarjen e dhimbshme nga Wilde, duke thënë për ‘GQ’ se ai kishte “arritur fundin” pas ndarjes.

Letrat iu dorëzuan Wilde nga një server procesi, i cili u punësua nga avokatët e Sudeikis me bazë në Brooklyn për të sjell dokumentet ligjore.

Procesi i shërbimit të dikujt me letra duhet të kryhet nga një palë e tretë që është mbi moshën 18 vjeç. Ky person mund të jetë një zyrtar ligjor, një mik ose anëtar i familjes, ose – siç ishte rasti me Wilde – një server procesi i punësuar i cili paguhet për dorëzimin personal të dokumenteve ligjore.

Rregullat për dorëzimin e letrave ndryshojnë nga shteti në shtet, megjithatë zakonisht ligji dikton që letrat duhet t’i dorëzohen drejtpërdrejt të pandehurit.

Olivia Wilde duket se ka vendosur gjerdanin me kryq të të dashurit Harry Styles
Lexo po ashtu Olivia Wilde duket se ka vendosur gjerdanin me kryq të të dashurit Harry Styles

Filmi më i fundit i Wilde, “Don’t Worry Darling”, do të publikohet nga Warner Brothers në shtatorin e ardhshëm, në të luan i dashurin i saj actual Harry Style. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Kalo në kategori