LAJMI I FUNDIT:

Kremlini “planifikon referendume” në Ukrainën lindore – që të justifikojë pushtimin

Kremlini “planifikon referendume” në Ukrainën lindore – që të justifikojë pushtimin

Rusia po planifikon të mbajë “referendume” në qytetet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, sipas gazetës letoneze Meduza, e cila citon burime pranë Kremlinit.

Gazeta raporton se referendumet fillimisht ishin planifikuar për në fund të prillit, por tani do të mbahen në mes të majit, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

Burimet gjithashtu pohuan se një referendum mund të zhvillohet në qytetin jugor të Kherson.


Aleatët perëndimorë duhet të 'dyfishojnë' mbështetjen për Ukrainën, thotë sekretarja e Jashtme e Britanisë
Lexo po ashtu Aleatët perëndimorë duhet të 'dyfishojnë' mbështetjen për Ukrainën, thotë sekretarja e Jashtme e Britanisë

Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MoD) paralajmëroi se Rusia po planifikonte një referendum të organizuar në rajonin Kherson në një përpjekje për të krijuar një lidhje tokësore me Krimenë.

Në një përditësim të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha: “Rusia po planifikon një referendum të organizuar në qytetin jugor të Khersonit që synon të justifikojë pushtimin e tij. Qyteti është kyç për objektivin e Rusisë për të krijuar një urë tokësore në Krime dhe për të dominuar Ukrainën jugore”.

“Rusia më parë mbajti një referendum të paligjshëm për pranimin e Krimesë në Federatën Ruse në vitin 2014 për të justifikuar në mënyrë retrospektive pushtimin e Gadishullit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori