LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva e mësimdhënësve në Maqedoni, disa prindër nisën me ankesa

Vazhdon greva e mësimdhënësve në Maqedoni, disa prindër nisën me ankesa
Foto: Ilustrim

Sipas disa prindërve, pushimi veror nisi dy muaj para përfundimit të vitit shkollor të cilët qëndrojnë në grupe deri në orët e vona të natës. “Në vend që të flejnë dhe të jenë të pushuar për të pasur kokë të freskët në shkollë, fëmijët ditën e kalojnë në gjumë dhe humbje dite, ndërsa natën me shoqëri”, thonë disa prindër për “Faktor”.

Disa thanë se greva e SASHK del nga kontrolli dhe kërcënuan me padi.

“A e sheh dikush se çfarë po ndodh ose organizatat ndërkombëtare duhet të na thonë se jemi në fund, posaçërisht në sistemin arsimor. Kjo grevë del nga kontrolli dhe unë bashkë me qindra prindër do të padisim privatisht. Dëmtuan fëmijët. Parku është i mbushur gjatë mesnatës”, thotë një prindër.


“Ku e keni parë mësimdhënësit të vendosin të ndalojnë me punë pa u konsultuar me prindërit e fëmijëve që mbesin pa mësim. Ku në botë lejojnë që mos punojnë me javë pa pasur dënime”, shton tjetri.

“Djali im ka nota që duhet t’i përmirësojë, ndërsa gjatë kësaj periudhe ai përgatitet, kaloi materialin, por me grevën e SASHK atij i shkelet e drejta të pyetet, të ketë testime”, thotë një tjetër prind për “Faktor”.

Kujtojmë se SASHK para disa ditëve refuzoi ofertën e qeverisë për rritje të pagave prej 12 për qind. Ata kërkojnë rritje prej 18.4% dhe respektim të Marrëveshjeve kolektive, ndërsa të mërkurën e ardhshme, po ashtu pritet të organizojnë protestë para qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Kalo në kategori