LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli merr fitore të pastër, bën hap të madh drejt finales

Liverpooli merr fitore të pastër, bën hap të madh drejt finales

Liverpooli ka arritur të marr fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Villarrealit me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte nën dominimin e madh të Liverpool, ku kishte disa raste të mëdha, por rrjetat heshtën.


Rastin e parë në këtë përballje e kishte Luiz Diaz që gjuajti në minutën e 31-të, por Geromino Rulli ruajti portën.

Mohamed Salah po ashtu provoi në minutën e 34-të, por pa sukses.

Në minutën e 42-të, Thiago  gjuajti fuqishëm nga 30 metra, por vetëm shtylla e ndali goditjen e tij.

Edhe pjesën e dytë Liverpooli e nisi, aty ku e la, në sulm, duke krijuar raste.

Në minutën e 50-të, Fabinho shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Por vetëm pas tre minutash erdhi goli i parë i rregullt, kur një harkim i Jordan Henderson u devijua nga Pervis Estupian, për ta dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Liverpooli shënoi golin e dytë në minutën e 55-të, kur Salah asistoi te Sadio Mane i cili shënoi për 2-0.

The Reds kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë, por Luiz Diaz dhe Diogo Jota nuk ishin të saktë.

Liverpooli me këtë fitore ka bërë një hap të madh drejt finales edhe pse do të zhvillohet edhe një ndeshje. /Telegrafi/