LAJMI I FUNDIT:

Ramos nuk e mendon largimin nga PSG: Dua t’i tregojë skuadrës çfarë jam i aftë të bëj

Ramos nuk e mendon largimin nga PSG: Dua t’i tregojë skuadrës çfarë jam i aftë të bëj

Sergio Ramos nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint Germain pavarësisht shkrimeve të fundit në Francë.

Mbrojtësi spanjoll iu bashkua një vit më parë parisienëve si transferim i lirë nga Real Madrid, por pa arritur të luaj shumë shkaku i lëndimeve të shpeshta.


36-vjeçari ka luajtur në 10 ndeshje në total, ku ka shënuar edhe dy gola dhe që të dy në elitën e futbollit francez.

Ish-kapiteni i Real Madrid ka thënë se nuk do të largohet nga Parc de Princes pasi do t’i tregojë skuadrës se çfarë është i aftë të bëj.

“Në fund, luajta pak, nuk ia arrita qëllimeve të mia. Dua t’i tregoj skuadrës çfarë jam i aftë të bëj, nuk ka gëzim më të madh sesa kur të jem në gjendje ta realizoj këtë gjë”, tha Ramos duke zbuluar edhe shokët më të mirë që ka tek PSG.

“Kam kaluar kohë te mrekullueshme këtu, kaloj mirë me Thilo Kehrer dhe me Keylor Navas, që është si vëlla dhe si anëtar familje për mua”.

PSG do të bllokojë largimin e Messit dhe të Ramos
Lexo po ashtu PSG do të bllokojë largimin e Messit dhe të Ramos

“Përshtatja ime me të ishte më e lehtë se me pjesën tjetër, për faktin se dikur kemi qenë miq në kohën kur të dy ishim në Madrid”, u shpreh qendërmbrojtësi spanjoll.

Ramos ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori