LAJMI I FUNDIT:

Tuchel e pranon se Rudiger do të jetë një humbje e madhe për Chelsean

Tuchel e pranon se Rudiger do të jetë një humbje e madhe për Chelsean

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka pranuar se Antonio Rudiger do të largohet në fund të sezonit, ndërsa gjermani është afër kalimit te Real Madridi.

Kontrata e qendërmbrojtësit gjerman me Chelsean skadon në fund të këtij sezoni dhe sipas gazetarit Fabrizio Romano, Rudiger ka vendosur të shkëmbejë kryeqytetin anglez me kryeqytetin spanjoll.

Largimi i tij, të paktën, është konfirmuar edhe nga trajneri i Bluve, Thomas Tuchel.


Trajneri gjerman, i cili udhëhoqi Chelsean drejt triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar pasi mori drejtimin në mes-sezonit nga Frank Lampard, pranoi se Rudiger do të jetë një humbje e madhe.

“Unë nuk mendoj se dikush e pëlqen atë (largimin). Ai u jep besim të gjithëve. Duhet ta pranojmë, do ta pranojmë. Do të ketë jetë në Chelsea pa Tonin”, ka thënë Tuchel.

Rudiger pritet të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me Real Madridin, i cili aktualisht është 15 pikë më shumë se vendi i dytë në krye të La Ligës dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

29-vjeçari, i lindur në Berlin, iu bashkua Chelseat nga Roma në vitin 2017. Që atëherë ai ka fituar Kupën FA, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën Evropiane në Stamford Bridge.

Ai ka luajtur 196 ndeshje për klubin londinez dhe gjithashtu ka fituar 50 paraqitje për ekipin kombëtar gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori