Ndërsa fokusi i luftës së Rusisë në Ukrainë po zhvendoset në lindje, forcat ruse po mbushin terrenin me mina tokësore. Gjashtë gra ukrainase kanë filluar trajnimin në Kosovë për të çaktivizuar mjetet shpërthyese në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta.
Ato janë grupi i parë i çminuesve ukrainase që po stërviten nga qendra MAT Kosova, në qytetin e Pejës.
Instruktorët po u mësojnë gjashtë grave ukrainase se si të asgjësojnë municionet e pashpërthyera, të tilla si bombat thërrmuese, fushat e minuara dhe mbetje të tjera shpërthyese. 20 vjeçarja Anastasiia Minchukova thotë se iu bashkua trajnimit për të ndihmuar vendin e saj.
“Në Ukrainë ka një kërkesë të madhe për njerëz që dinë të bëjnë çminimin, sepse lufta do të përfundojë së shpejti. Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë dhe them se do të jem e dobishme të ndihmojë”.
Anastasiia thotë se i mungon jeta normale që kishte jo shumë kohë më parë.
“Çfarë më mungon? Paqja. Ëndërroj për paqen, për të fjetur në shtratin tim pa u shqetësuar se do të shkoj në strehimore për bomba gjatë gjithë kohës. Më mungojnë njerëzit që humba. Po, jeta normale tek e cila nuk do të mund të kthehemi më kurrë”, thotë ajo.
Në Kosovë pati mjete të shumta të pashpërthyera të mbetura pas luftës në vitin 1999, derisa OKB-ja e shpalli të sigurtë nga minat në vitin 2001. Suksesi i shpejtë në pastrimin e minave ka ndihmuar në krijimin e reputacionit të Kosovës si një vend i mirë për trajnime.
Instruktori Artur Tigani i ka ende të freskëta plagët e luftës.
“Lufta është ende e freskët në kujtimet tona, edhe pse ka kaluar gati 23 vjet. Janë ende të freskëta në kujtimet tona, vështirësitë që ndeshëm kur filluam pastrimin e minave në Kosovë. Kështu që qendra e trajnimit është ndërtuar mbi përvojën tonë të drejtpërdrejtë”, thotë ai.
38 vjeçarja Yuliia Katelik është nënë e tre fëmijëve nga Kramatorsku.
“Si nënë e kuptoj që ka një problem me minat që është mjaft serioz sidomos për fëmijët. Ne përballemi me një përqendrim të lartë të përhapjes së llojeve të ndryshme të mjeteve shpërthyese dhe duhet të punojmë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të të gjithë njerëzve”, thotë ajo.
Ekspertët thonë se trupat ruse kanë shpërndarë mina të shumta pas tërheqjes së tyre nga veriu i Ukrainës tani që po përqëndrohen në lindje, duke përfshirë variante me sensorë të ndjeshëm që mund të shpërthejnë nëse dikush u afrohet, edhe pa i prekur.
Fakti që shumë prej tyre janë vendosur pa dallim rreth zonave të populluara është dëshmi, thonë vëzhguesit, e qëllimit të Moskës për të shkaktuar shkatërrim dhe për të mbjellë frikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?