Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera aktuale gjeopolitike.
Sipas komunikatës nga ky takim, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për qëndrimin e Serbisë ndaj situatës në Ukrainë, por edhe për diversifikimin e burimeve energjetike në Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, presidenti Vuçiq theksoi se “për Serbinë është me interes kyç ruajtja e stabilitetit në rajon dhe se në këtë kuptim përmirësimi i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe reciprokisht i dobishëm është një pikënisje themelore dhe e pandryshueshme e politikës së jashtme të vendit tonë”.
Vuçiqi veçanërisht ka potencuar nismën “Ballkani i Hapur” si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal dhe luftës për qëllime të përbashkëta, duke theksuar se është mënyra më e mirë për të përgatitur shtetet e rajonit për anëtarësim në BE, por edhe një mundësi për të arritur standardet evropiane përpara se të anëtarësohen, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Sipas komunikatës, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke rënë dakord se çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën kujdesin e BE-së për të arritur zgjidhje kompromisi.
“Pala jonë i ka përmbushur obligimet e veta, ndërsa Prishtina me këmbëngulje i shmanget zbatimit të obligimeve të saj. Edhe nëntë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit dhe Planit të implementimit, nuk ka filluar themelimi i Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Vuçiqi, duke potencuar se “Beogradi është plotësisht i përkushtuar në dialog, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje të pranueshme reciprokisht”.
Më tej thuhet se Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Aziatike Karen Donfried theksoi se Shtetet e Bashkuara angazhohen fuqishëm që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe përsëriti se ky është një nga prioritetet e politikës së jashtme amerikane për rajonin.
“Duke përshëndetur nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe synimin e Serbisë për të vënë çështjet ekonomike në fokus të bashkëpunimit rajonal, Ndihmësja e Sekretarit amerikan të Shtetit theksoi se kjo nismë paraqet një mundësi për të promovuar më tej potencialin investues të rajonit”, thuhet në kumtesën nga takimi.
Donfried vizitoi Serbinë pasi një ditë më parë vizitoi Kosovën.
Gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme.
“Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe t’i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga kjo përfiton Kremlini. Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ajo pas takimit me Kurtin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite