LAJMI I FUNDIT:

Rreth 276 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në mars, rritje vjetore me 62 për qind

Rreth 276 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në mars, rritje vjetore me 62 për qind

Shqipëria tërhoqi 275,976 turistë të huaj në mars, krahasuar me 170,279 turistë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke parë një rritje prej 62 për qind.

Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, numri i turistëve vendas u rrit në 356,985 në mars 2022 nga 224,199 në mars të vitit të kaluar.

Në total, numri i përgjithshëm i turistëve vendas dhe të huaj arriti në 454,072 në muajin e parë të vitit, krahasuar me 405,862 në të njëjtin muaj në 2021.


Ndërkohë, numri i turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë në periudhën janar-mars arriti në 671,210, krahasuar me 513,844 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria heq masat anti-Covid, nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi apo test për hyrje në vend
Lexo po ashtu Shqipëria heq masat anti-Covid, nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi apo test për hyrje në vend

Kosova kishte numrin më të lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në muajin mars, me një total prej 93,577 vizitorësh, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 36,704 vizitorë dhe Mali i Zi me 31,688 vizitorë.

Turizmi edhe pse po shënon rikuperim të vazhdueshëm në raport me periudhën e pandemisë ende nuk po kap shifrat e normalitetit që njihnim para COVID-19.

Në vitin që lamë pas, numri total i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 114% në krahasim me vitin e paraardhës, duke arritur në 5.7 milionë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori