LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takon zëvendës komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, flasin për të arriturat dhe objektivat për të ardhmen

Mehaj takon zëvendës komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, flasin për të arriturat dhe objektivat për të ardhmen

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritën sot në takime të ndara zëvendës komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Michael L. Howard me të cili biseduan për të arriturat, proceset zhvillimore si dhe objektivat për të ardhmen.

Sipas një njoftimi për media thuhet se të dy theksuan rendësin e mbështetjes së SHBA-së përmes departamentit të Mbrojtjes dhe ushtrisë amerikane.

“Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari shprehën kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Howard, duke e njoftuar atë me të arriturat e deritashme dhe proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe objektivat për të ardhmen. Të dy theksuan rëndësinë shumë të madhe të mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së, përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Ushtrisë Amerikane, si dhe  bashkëpunimin dhe sinkronizimin e ngushtë me ta”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim bëhet e ditur se u diskutua edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.

“Nga ana e tij, Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi ata për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen. Ndër të tjera, në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale. Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari i ritheksuan qëndrimin Gjeneralit Howard se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj, në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Kalo në kategori