LAJMI I FUNDIT:

Burimet thonë se Will Smith nuk i ka kërkuar ende falje personalisht Chris Rockut për goditjen me shuplakë në “Oscars 2022”

Burimet thonë se Will Smith nuk i ka kërkuar ende falje personalisht Chris Rockut për goditjen me shuplakë në “Oscars 2022”

Ndërsa Will Smith është në një “turne shpirtërore” të supozuar në Indi për të medituar, ai ende nuk ka kërkuar falje personalisht ose nuk ka kontaktuar me Chris Rock pas shuplakës së tij famëkeqe në “Oscars”.

Shumë burime të Hollywoodit kanë khyer sytë ndërsa Smith këmbëngul se udhëtimi i tij është pjesë e zotimit të tij për të bërë “punën për të siguruar që unë kurrë të mos lejoj më dhunën të kapërcejë arsyen”.


“Udhëtimi shpirtëror” i Will-it në Indi për joga dhe meditim duket cinik dhe qesharak, duke pasur parasysh se ai nuk i ka kërkuar falje personalisht personit të vetëm që sulmoi para miliona njerëzve. Asnjë sasi Namaste nuk do ta kompensojë këtë”, tha një burim.

Foto: Getty Images

Burimet thanë për People të hënën se Smith ishte “në një udhëtim shpirtëror”, një muaj pasi ai goditi në mënyrë tronditëse Rock në skenën e “Oscars 2022”.

Revista tha se Smith udhëtoi në Indi për “qëllime shpirtërore, për të praktikuar joga dhe meditim”.

Foto: Getty Images

Aktori u pa për herë të parë që nga çmimet e Akademisë, kur mbërriti në një aeroport privat në Mumbai të Indisë të shtunën (23 prill), ku pozoi për foto me fansat.

Will – i cili fitoi aktorin më të mirë për “King Richard” në “Oscars” muajin e kaluar pas sulmit të tij ndaj Rock – ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit , e cila organizon ceremoninë e ndajres së çmimeve.

Akademia e ndaloi aktorin të marrë pjesë në aktivitetet e saj për 10 vjet.

Foto: Getty Images

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi të dashur. Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar të bëj punën për të siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen”, u shpreh aktori atë kohë.

Will Smith shihet për herë të parë në publik që pas skandalit në "Oscars" - aktori ka ateruar në Indi
Lexo po ashtu Will Smith shihet për herë të parë në publik që pas skandalit në "Oscars" - aktori ka ateruar në Indi

Ndërkohë, gruaja e tij Jada Pinkett është gjithashtu duke përkrahur të njëjtin shaka për rritjen personale, duke thënë javën e kaluar, “Familja Smith është fokusuar në shërimin e thellë. Disa nga zbulimet rreth shërimit tonë do të ndahen në tavolinë kur të vijë koha” – duke e lidhur me ndihmë në të njëjtën kohë emisionin e saj në Facebook “Red Table Talk”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Magazina
Kalo në kategori