Familja Kardashian-Jenner i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Los Angeles që të hedhë poshtë pretendimet e Blac Chyna për shqetësim ekonomik dhe emocional në padinë e saj kundër familjes së famshme.
Në dokumentet gjyqësore avokati i familjes, Michael G. Rhodes, argumentoi se Chyna nuk ka ofruar “asnjë provë dokumentare, analizë ekonomike ose dëshmi eksperti” për të mbështetur pretendimet e saj.
“Përpara se të fillonte gjyqi, këto pretendime ishin absurde”, tha Rhodes, e cila përfaqëson Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kylie Jenner dhe Kris Jenner në këtë çështje.
“Tani që paditësja ka dëshmuar në tërësi dhe nuk ka dëshmi apo prova shtesë për të ofruar mbi dëmet e saj, të pandehurit me respekt parashtrojnë se futja e një udhëzimi të tillë do të ishte një mjet juridik jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, tha tutje avokatja.
Rhodes argumentoi gjithashtu se Chyna nuk ofroi llogari për të mbështetur kërkesën e saj për 109,635,021 dollarë dëme ekonomike dhe 36,000,000 dollarë në dëme të përgjithshme për shqetësimin emocional.
“Kërkesat e pambështetura dhe spekulative të zonjës White për dëmshpërblime nuk duhet të lejohen të shkojnë në juri”, thuhet në dokument, shkruan People.
Sipas dokumentit, Chyna pranoi në dëshminë e saj se ajo “e vlerësonte shumë” Kris për përpjekjet e saj për të transmetuar “Rob & Chyna” dhe për t’i siguruar asaj një vend për të jetuar.
Ajo gjithashtu pranoi se reputacioni i saj u dëmtua “më së shumti” nga ish i saj, Rob Kardashian, i cili nuk përmendet në pretendimet e saj për dëme ekonomike.
Chyna ka qenë në një betejë ligjore me Kardashians që nga viti 2017. Ajo paditi Robin dhe familjen e tij atë tetor, duke i akuzuar ata për dëmtim të markës së saj, si dhe për abuzim verbal dhe fizik ndaj saj.
Kjo padi erdhi pasi Rob zbuloi fotot nudo të Chynas në Instagram. Mes tërbimit të tij në mediat sociale, Rob akuzoi gjithashtu Chynan për abuzim me drogën, abuzimin me alkoolin dhe tradhtinë.
Chyna pretendoi këtë incident dhe ndikimin e familjes mbi E! se ndoshta rezultoi në anulimin e serialit të realitetit “Rob & Chyna”, pavarësisht raporteve për rinovimin e tij për një sezon të dytë. Për shkak të kësaj, ekipi i saj ligjor që atëherë ka argumentuar se Chyna ka të ngjarë të ketë humbur miliona dollarë të fituar nga paraqitjet në shfaqje dhe postimet në mediat sociale.
Chyna, nga ana tjetër, tha se ajo po padit familjen e famshme “për të mbrojtur të drejtat e saj ligjore dhe për të qenë shembull për fëmijët e saj”.
Gjatë javës së kaluar, disa nga anëtarët e familjes Kardashian-Jenner kanë dëshmuar kundër Chynas dhe veprimeve të saj të supozuara, duke përfshirë kërcënimet ndaj familjes dhe një grindje të dhunshme me Rob.
Së fundmi, në gjykatë të hënën (25 prill), Kylie pretendoi se ajo dhe ish-ish-i i saj Tyga u përpoqën të paralajmëronin Robin për lidhjen me Chynan përpara se ai të merrte seriozisht lidhjen me modelen.
“Isha pak e shqetësuar nga ajo që dëgjova nga Tyga, unë dhe Tyga shkuam te Rob dhe shprehëm shqetësimet tona. Ai u shpreh se do të vazhdonte lidhjen”, ka deklaruar Kylie.
Kylie shtoi se ajo nuk kishte hatërmbetje ndaj modeles derisa “ajo dëgjoi për sulmin ndaj vëllait saj” dhe se edhe pse e ndjente se ishte e rëndësishme të ndante shqetësimet e saj, ajo e kuptoi se “në fund të fundit, i takonte Robit të vendoste se çfarë ishte më e mira për veten e tij.
Kardashians dhe Jenners parashtruan më parë një ankesë duke kërkuar hedhjen poshtë të çështjes në fund të vitit 2017, por ai u refuzua nga gjykatat në 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
“Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht” – një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit – banorët e tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova