LAJMI I FUNDIT:

Rradhë të gjata, qytetarë të shumtë duan të marrin pjesë në gjyqin e Depp dhe Heard

Rradhë të gjata, qytetarë të shumtë duan të marrin pjesë në gjyqin e Depp dhe Heard
(Foto: EPA/Screenshot/Twitter)

Gazetari britanik Nick Wallis ka shpërndarë pamjet e radhëve për të hyrë në gjykatën e qarkut Fairfax në Virginia, ku po zhvillohet gjyqi për shpifje i Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Në një video të publikuar përreth ndërtesës mund të shihen radhët e qytetarëve që shpresojnë të dëshmojnë në gjyq.


Sipas The Washington Post, 100 spektatorë mund të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë çdo ditë në seancë, ndërsa disa madje ofrojnë të paguajnë për byzylykët e dikujt tjetër në mënyrë që ata të mund të jenë pjesëmarrës.

E hëna shënon fillimin e javës së tretë në gjyqin Depp kundër Heard dhe ditën e fundit të marrjes në pyetje të aktorit për këtë rast.

Ylli i “Pirates of the Carribean” e ka paditur aktoren – me të cilën u shkurorëzua në vitin 2016 – për shpifje për shkak të një tregimi të publikuar në vitin 2018, ku ajo la të kuptohej se ai e kishte abuzuar me të.

Publikohen mesazhet private të Johnny Depp në gjykatë ku thotë se do të kryente marrëdhënie me trupin e vdekur të Amber Heard
Lexo po ashtu Publikohen mesazhet private të Johnny Depp në gjykatë ku thotë se do të kryente marrëdhënie me trupin e vdekur të Amber Heard

Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një kolumne që pretendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij në Hollywood.

Heard, nga ana tjetër, ngriti një kundërpadi, duke e akuzuar aktorin për gjoja orkestrimin e “fushatave shpifëse” kundër saj dhe duke e përshkruar padinë si një vazhdimësi të “abuzimit dhe shqetësimit. Ajo kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim, si dhe imunitet nga pretendimet e Depp.

Hamshori hollivudian dëshmoi për një fëmijëri traumatike me një nënë të dhunshme, duke pretenduar se marrëdhënia e tij me Heard e reflektonte këtë. Ai gjithashtu e akuzon atë për keqtrajtim ndaj tij.

Gjyqi i profilit të lartë, i cili aktualisht transmetohet drejtpërdrejt në Court TV, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në rrjetet sociale që prej fillimit të tij më 19 prill, madje ka shkaktuar edhe prodhimin e gjësendeve të ndryshme me motive gjykimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori