Eva Stojanova, nga qyteti i Velesit, është njëra nga rreth 15 mijë nxënësit që këtë vit përfundojnë shkollimin e mesëm në Maqedoninë e Veriut, por, për shkak të grevës në arsim, e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë, ajo është e shqetësuar nëse do të arrijë t’i japë me kohë provimet e maturës.
Sikur mësimi të mos ndërpritej, nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm, do t’iu nënshtroheshin provimeve të maturës më 4 dhe 13 qershor, por institucionet përkatëse kanë thënë se provimet mund të shtyhen, për shkak të humbjes së mësimit.
Eva thotë se nëse kjo ndodh, nxënësit që duan të aplikojnë për t’u regjistruar në ndonjë universitet jashtë vendit, do të përballen veçanërisht me probleme.
“Na ka kapur paniku, pasi tani jemi para provimeve të maturës dhe kemi ngecur në përgatitjet që duhet të bëhen. Nëse shtyhet viti shkollor, për shkak të grevës, atëherë edhe provimet e maturës do të shtyhen për të paktën dy javë. Kjo do të thotë humbje, në veçanti për nxënësit që planifikojnë të regjistrohen jashtë vendit, për shkak të procedurave dhe dokumentacionit që duhet të bëjnë gati”, thotë Eva.
Sindikata e Arsimit e Maqedonisë së Veriut tha të hënën se nuk ka ende marrëveshje me Qeverinë për rritjen e pagave në arsim.
Kjo është edhe arsyeja e grevës së rreth 30 mijë mësimdhënësve dhe edukatorëve në sistemin parauniversitar.
“Pritjet tona janë që Qeveria të mbledhë forcë dhe të gjejë fonde për kërkesat tona, rritjen e pagave, harmonizimin e tyre me pagën minimale, vazhdimin e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve, të fëmijëve në kopshte, të nxënësve, të punonjësve, të prindërve dhe të shtetit në përgjithësi”, tha kryetari i Sindikatës së Arsimit, Jakim Nedelkov, dhe shtoi se ka disa sinjale për takime me drejtuesit e Qeverisë.
Kërkesat e sindikatës janë mbështetur edhe nga Konfederata Evropiane e Sindikatës së Arsimit. Drejtorja e kësaj konfederate, Susan Floken, tha se “kërkesat e sindikatës janë të qëndrueshme”, andaj i bëri thirrje Qeverisë që “t’i pranojë për të mirën e arsimit në vend”.
Lidhja Social Demokrate, e cila është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kërkoi nga Sindikata e Arsimit që të heqë dorë nga, siç tha, shantazhet, dhe t’iu mundësojë nxënësve që të kthehen në shkolla.
“E drejta për arsim është e garantuar me Kushtetutë, ashtu sikur edhe e drejta e grevës, por greva nuk duhet të jetë në dëm të fëmijëve dhe nxënësve dhe prindërit e tyre të mbahen pezull”, tha Sanela Shkriel nga kjo parti.
Ajo tha se sindikata duhet t’i bisedojë kërkesat e saj me institucionet kompetente, ndërkohë që nxënësit vazhdojnë mësimet.
Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 janë në arsimin e mesëm dhe mbi 5,000 në kopshte.
Paga mesatare e arsimtarëve në sistemin parashkollor dhe fillor sillet në rreth 21,600 denarë (350 euro), ndërsa në arsimin e mesëm 22,500 denarë (365 euro).
Sindikata kërkon fillimisht një rritje prej 18.4 për qind, si dhe zbatimin e marrëveshjes kolektive që garanton paga dyfish më të larta, por Qeveria ka pranuar një rritje prej 10 për qind, ndërsa për kërkesat tjera ka thënë se duhet të bisedohet më vonë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite