Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet gjatë vitit të kaluar, në pikëpyetje edhe këtë vit. Procesi konsiderohet i një rëndësi të madhe edhe për planifikim.
Tash e disa vite jeton me familje në Fushë Kosovë, por Hajrullah Halili askund nuk figuron si banor i kësaj komune.
Ai dhe shumë qytetarët të tjerë nga Lugina e Preshevës që për arsye të ndryshme kanë emigruar në Fushë Kosovë, nuk kanë nënshtetësi të Kosovës.
“Pronat i kam këtu prej 30 vitesh. Rrymën, ujin e mbeturinat i kam në emrin tim dhe që të gjitha i kam të paguara”, shprehet për RTV Dukagjinin, Hajrullah Halili.
Nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, Fushë Kosova rezulton se kishte 35 mijë banorë, por ky numër mendohet se është larg gjendjes reale.
Procesi i regjistrimit të popullsisë ishte parashikuar të bëhet gjatë vitit të kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve.
Me gjithë pritjet se ky proces do të ndodh gjatë këtij viti, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës shprehen skeptik se kjo gjë mund të ndodh.
Kryeshefi Ilir Berisha thotë se nuk kanë diskutuar ende me Qeverinë për fillimin e këtij procesi.
“Së paku nëntë muaj para datës së regjistrimit duhet njoftuar procesi. ASK i ka bërë përgatitjet më herët. Pyetësorët janë në vend. Por janë disa aktivitete tjera që kërkojnë kohë të realizohen. Megjithatë, këto aktivitete nuk mund të realizohen sot pa pasur datë të regjistrimit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Pos regjistrimit të banorëve, regjistrimi i popullsisë prodhon edhe një numër të madh të statistikave që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për planifikim të paktën dhjetëvjeçarë.
“Edhe planifikimi buxhetor bëhet në bazë të banorëve që ka ajo komunë. Nëse të dhënat nuk janë të sakta, atëherë edhe planifikimi edhe vendimmarrje mund të jenë të gabuara”, deklaroi Shyqeri Bytyçi nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Në regjistrimin e vitit 2011, doli që Kosova kishte mbi 1.7 milionë banorë, pa përfshirë ata në pjesën veriore të vendit që kishin refuzuar të merrnin pjesë në proces.
Projektligji për Regjistrimin e Popullsisë ka kaluar në lexim të parë në Kuvend gjatë muajit shkurt, por nuk dihet se kur do të kalojë në lexim të dytë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?