LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale një video e tmerrshme e reperit DaBaby, ku shihe duke sulmuar anëtarin e ekipit të tij

Bëhet virale një video e tmerrshme e reperit DaBaby, ku shihe duke sulmuar anëtarin e ekipit të tij

Një video e reperit DaBaby që shfaqet duke goditur me grusht artistin e ekipit të tij, Wisdom gjatë një konfrontimi është bërë virale, vetëm dy javë pasi ai gjuajti me armë një hajdut në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.

Pas performancës së tij në eventin “Spring Jam 2022” në Colonial Life Arena të premten, interpretuesi i hitit “Suge”, 30-vjeçar u xhirua duke u përfshirë në një grindje të zjarrtë.


Të dy muzikantët arritën të gjuanin disa grushta ndaj njëri-tjetrit, teksa u filmuan nga të ftuarit në prapaskenë, shkruan DailyMail.

Përdoruesi i Instagramit, Prince Mazani, publikoi videon si dhe një shënim duke shkruar se DaBaby ‘në fakt kishte një arsye të vlefshme për t’u konfrontuar me atë tip’.

DaBaby flet me nëntë organizata për ndërgjegjësimin e HIV-it pas deklaratave skandaloze të bëra në opinionin publik
Lexo po ashtu DaBaby flet me nëntë organizata për ndërgjegjësimin e HIV-it pas deklaratave skandaloze të bëra në opinionin publik

“Unë nuk e fal dhunën, thjesht kam qenë aty kur ka ndodhur. DaBaby kishte një arsye të fortë. Unë nuk jam duke mbajtur anën e tij, por e shoh pse ai bëri atë që bëri, kjo ishte videoja ime që por unë e mora të gjithë videon dhe do t’ju them pse DaBaby bëri atë që bëri”, shkroi ai.

Të mërkurën mbrëma, TMZ raportoi se DaBaby ishte ai që tërhoqi këmbëzën mbi një hajdut në rezidencën e tij në vlerë prej 2.3 milionë dollarësh në Troutman, Karolina e Veriut.

Në një regjistrim të thirrjes 911 të publikuar nga shërbimet lokale të urgjencës, reperi bën thirrje për ndihmë ndërsa njeriu që sapo kishte qëlluar mund të dëgjohet duke bërtitur në agoni në sfond.

“E qëllova në këmbë”, dëgjohej reperi duke i thënë një agjenti të 911 në një telefonatë urgjente gjashtë-minutëshe që u lëshua nga Iredell Emergency Communications.

Gjatë kohëzgjatjes së telefonatës, i dyshuari mund të dëgjohet duke qarë nga dhimbja, ndërsa reperi i thotë agjentit që kur policia të arrijnë në rezidencën e tij, tiu bien sirenave në mënyrë që ai të dëgjojë dhe të hapë portat.

DaBaby jeton në kompleksin me pesë dhoma gjumi, i shtrirë në nëntë hektarë me një pishinë luksoze – vlera e së cilit në tërësi shkon në 2.3 milionë dollarë.

Reperi nuk është i panjohur për polemika, pasi ai disa herë ka pasur probleme me autoritetet në lidhje me sjelljet e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Magazina
Koncert madhështor për Ditën e Çlirimit në Prishtinë, performojnë emra të njohur të muzikës

Koncert madhështor për Ditën e Çlirimit në Prishtinë, performojnë emra të njohur të muzikës

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Kalo në kategori