LAJMI I FUNDIT:

DaBaby flet me nëntë organizata për ndërgjegjësimin e HIV-it pas deklaratave skandaloze të bëra në opinionin publik

DaBaby flet me nëntë organizata për ndërgjegjësimin e HIV-it pas deklaratave skandaloze të bëra në opinionin publik

DaBaby është takuar me nëntë organizata të ndërgjegjësimit për HIV për të edukuar veten pasi bëri komente homofobike në festivalin “Rolling Loud” të Miamit.

Pasi reagimet e ashpra çuan në anulimin e shumë paraqitjeve të tij në koncerte këtë muaj, reperi 29-vjeçar dëgjoi historitë personale të atyre që “jetojnë me HIV”, sipas një njoftimi për shtyp të ndarë të martën, shkruan DailyMail.


Muzikanti gjithashtu diskutoi fakte në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga grupet, të cilat kërkuan të “thërrisnin për ta edukuar në vend që të bënin thirrje për bojkotimin e tij”.

Në fillim të këtij muaji, 11 organizata të shquara të HIV/AIDS iu drejtuan reperit DaBaby, duke shpresuar të flisnin me të pas vërejtjeve të tij kontroverse.

Në një deklaratë, të marrë të martën nga “Variety”, organizatat shkruan: “Letra e hapur drejtuar reperit DaBaby ishte mënyra jonë për t’i dhënë atij të njëjtin hir që secili prej nesh do të shpresonte”.

“Gjatë takimit tonë, DaBaby u angazhua vërtet, kërkoi falje për komentet e pasakta dhe lënduese që bëri për njerëzit që jetojnë me HIV, dhe mori historitë tona personale dhe të vërtetën për HIV-in dhe ndikimin e tij në komunitetet e njerëzve me ngjyrë dhe LGBTI me respekt të thellë”, treguan përfaqësuesit e organizatave.

Letra vazhdoi të thoshte: “Ne e vlerësojmë që ai mori pjesë hapur dhe me padurim në këtë forum të njerëzve me ngjyrë që jetojnë me HIV, i cili i dha atij një mundësi për të mësuar dhe për të marrë informacion të saktë”.

Gati një duzinë grupe u mblodhën për t’i dërguar një letër të hapur reperit duke i kërkuar të përdorte “platformën dhe influencën e tij si njeri i famshëm për të shëruar plagë e jo për të dëmtuar më shumë”.

Vendasit e Cleveland ndezën zemërim pas vërejtjeve të tij homofobike dhe faktikisht të pasakta për burrat homoseksualë dhe të infektuarit me HIV gjatë kohës sa ai ishte në skenë në Miami më 23 korrik.

Që atëherë, ai është hequr nga festivalet e shquara, duke përfshirë festivalet e famshme si: Lollapolooza, New York’s Governors Ball, Austin City Limits, si dhe iHeartRadio.

Gjatë performancës së tij në “Rolling Loud”, reperi kishte bërë një deklaratë skandaloze duke iu kërkuar fansave të ndiznin dritat e telefonave të tyre, përveç atyre që janë të infektuar me HIV/AIDS, ose atyre që janë homoseksualë që kryenë marrëdhënie në parking.

Lidhur me këto deklarata skandaloze, ai mori vërejtje të rrepta nga të famshëm si kolegia e tij, Dua Lipa, me të cilën bashkëpunoi për hitin “Levitating”, si dhe nga këngëtarët e famshëm Elton John dhe Madonna. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Kalo në kategori