LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rezultat dhe ndeshjet e radhës në kuadër të PGL EUROPE RMR B, turneu kualifikues për Major

Të gjitha rezultat dhe ndeshjet e radhës në kuadër të PGL EUROPE RMR B, turneu kualifikues për Major

Sot (e diel) do të zhvillohen ndeshjet e radhës vendimtare për të mësuar tri ekipet e fundit që do të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në PGL Antwerp Major 2022.

Gjithsej gjashtë ndeshje me plot emocione u zhvilluan ditën e djeshme në kuadër të PGL EUROPE RMR B, tri ekipe siguruan vendin e tyre për në Major, dhe kanë mbetur edhe tri vende të tjera të lira.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është ende në garë pasi mposhti ekipin rus ASG me rezultat 2:0, dhe do të zhvillojë ndeshjen e tyre vendimtare duke filluar nga ora 09:00 kundër ekipit çek SINNERS.

Disa nga ekipet favorite siguruan sot vendin në Major, G2 mposhti Astralis në një ndeshje derbi, ENCE mposhti Anonymo, ndërsa NiP mposhti ekipin SINNERS.

Më poshtë ua sjellim të gjitha rezultatet e ditës së shtunë, dhe ndeshjet e ardhshme dhe vendimtare për ditën e diel, të cilat mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar tëPGL në Twitch dhe YouTube.

Rezultatet:

Astralis 1 – 2 G2
Spirit 2 – 0 Endpoint
NiP 2 – 0 SINNERS
Bad News Eagles 2 – 0 ASG
Anonymo 0 – 2 ENCE
Entropiq 0 – 2 HEET

Ndeshjet e radhës, e diel, 24 prill:

09:00 Anonymo – Spirit
09:00 SINNERS – Bad News Eagles
12:45 HEET – Astralis
12:45 NiP – ENCE/G2 (ndeshja do të luhet për renditje)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori