LAJMI I FUNDIT:

NiP, G2 dhe ENCE janë tri ekipet e radhës që kualifikohen për në PGL Antwerp Major CS:GO

NiP, G2 dhe ENCE janë tri ekipet e radhës që kualifikohen për në PGL Antwerp Major CS:GO
(Foto: HLTV)

Ekipi NiP, G2 dhe ENCE kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO që do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

NiP mposhti ekipin SINNERS, në një përballje ‘Bo3’, të cilën arritën të dilnin fitues me rezultat të përgjithshëm 2:0, 16:8 dhe 16:11.


Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje u shpall suedezi Fredrik ‘REZ’ Sterner me vlerësimin nga HLTV 1.45.

Ndërsa G2 mposhtën ekipin danez Astralis në një ndeshje me rezultat të ngushtë, ku arritën të rikthehen pasi kishin humbur ‘mapin’ e parë, 10:16, në ‘mapin’ e dytë fituan me lehtësi 16:7, ndërsa në ‘mapin’ e tretë arritën që ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime nga rezultati 14:10 sa ishin duke humbur, e për të fituar në fund me rezultat 19:17.

Lojtari më i vlefshëm ne këtë ndeshje u shpall snajperisti i ekipit Astralis, Asger ‘Farlig’ Jensen.

ENCE mposhti ekipin Anonymo me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, 16:9 dhe 16:10, lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall snajperisti i ekipit ENCE, Olek ‘hades’ Miskiewicz me vlerësimin nga HLTV 1.26.

Me këto fitore të tria ekipet kanë siguruar pjesëmarrjen në PGL Antwerp Major 2022, dhe sot (e diel) pritet të luhet edhe një ndeshje ndërmjet NiP kundër G2 ose ENCE për renditje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori