LAJMI I FUNDIT:

Asamblistja e LDK-së për testimin e qarkores njëkahëshe: Edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje

Asamblistja e LDK-së për testimin e qarkores njëkahëshe: Edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, për testimin e unazës qendrore në kryeqytet ka thënë se edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje.

Përmes një postimi në Facebook, Bejta ka deklaruar se asnjë vendimmarrje lidhur me këtë çështje, nuk do të merret pa hulumtim apo testim paraprak.

“Në këtë vikend po bëhet testimi i gjithë unazës qendrore të Prishtinës, si rrugë njëkahëshe. Përveç testimit edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje sepse ata do të vlerësojnë këtë organizim  të Komunës përmes sugjerimeve të tyre, për mirëfunksionimin e lëvizjes njëkahëshe me makina”.


Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët vlerësime lidhur me këtë projekt.

“Kemi nevojë për feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dërgoni foto”, ka shkruar Zogaj.

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë, ekspertët: Projekt i ngutshëm dhe i dështuar
Lexo po ashtu Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë, ekspertët: Projekt i ngutshëm dhe i dështuar

“Asnjë vendimmarrje nuk duhet të ndodhë pa hulumtim e testim paraprak, kjo formë e vendimmarrjes duhet të bëhet praktikë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Testimi i qarkores njëkahëshe nisi sot dhe do të vazhdojë edhe të dielën, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet. Ky vendim po shihet si një projekt i ngutshëm dhe i dështuar nga ekspertët e komunikacionit rrugor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori