LAJMI I FUNDIT:

E guximshmja Rita Ora – merr gjarprin dhe e vendos atë mbi fytyrën e saj në skenën e ‘The Voice Australia’

E guximshmja Rita Ora – merr gjarprin dhe e vendos atë mbi fytyrën e saj në skenën e ‘The Voice Australia’
Foto: The Voice Australia/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është edhe sivjet anëtare e jurisë në spektaklin shumë të shikuar, “The Voice Australia”.

Ajo nuk i rezistoi tundimit, kur një nga konkurrentët solli gjarprin e tij me vete gjatë kohës sa interpretonte para trajnerëve në audicionet e fshehura.


Kjo bëri që Rita t’i drejtohet konkurrentit të quajtur Jerrod Smith, duke e pyetur nëse mund ta shihte nga afër gjarprin e tij.

Foto: The Voice Australia/Instagram

Dhe pa asnjë frikë, këngëtarja e lindur në Kosovë u ngjit në skenën e spektaklit të talenteve, duke parë nga afër gjarprin e konkurrentit.

Më tej, ajo e mori atë dhe e hodhi mbi krahët e saj, ndërkohë që publikuar dhe anëtarët e tjerë të jurisë mbetën të mahnitur nga trimëria e saj, pasi gjarpërinjtë njihen si një prej specieve nga e cila shumë njerëz kanë frikë.

Foto: The Voice Australia/Instagram

“Ajo është kaq e bukur! Shikojeni, ajo është po aq e bukur sa ju. Edhe ti je i bukur”, tha Rita teksa në të njëjtën kohë flirtoi me Jerrodin.

Rita Ora flirton me dy konkurrentët e "The Voice Australia", por s'arrin të ketë asnjërin prej tyre në skuadër
Lexo po ashtu Rita Ora flirton me dy konkurrentët e "The Voice Australia", por s'arrin të ketë asnjërin prej tyre në skuadër

Por pasi nuk arriti të kthente karrigen e Ritës, një Jerrod i pacipë u përgjigj: “Oh, faleminderit. Je i sigurt që nuk dëshiron të kthesh karrigen?”.

Rita përndryshe ka më shumë se një vit që ka krijuar një lidhje të veçantë me kontinentin australian dhe oqeanik – atje ku edhe ka gjetur dashurinë e saj, regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina
Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Kalo në kategori