LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Vazhdojnë punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”

Kasami: Vazhdojnë punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”

Edhe përskaj reagimeve dhe kritikave të shumta për prerjen e drurëve në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, punimet për rikonstruimin e kësaj rruge do të vazhdojnë nga e marta.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Pas nisjes së punimeve të rikonstruimit të rrugës “Strasho Pinxhur“ dhe situatës së krijuar gjatë ditës së punimeve, vendosëm që përkohësisht t’i ndërpresim punimet në mënyrë që të sqarohet situata dhe më pas ky projekt të vazhdoj të realizohet në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe gjithnjë në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë.


Gjatë konsultimeve dhe takimit me qytetarët si dhe pronarët e lokaleve të kësaj rruge, prezantuam dokumentacionin dhe lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti, ku u dakorduam që prej ditës së Martë, të vazhdojnë punimet dhe njëherë e përgjithmonë kjo rrugë të kompletohet me të gjitha standardet e nevojshme dhe të marrë pamje ashtu siç i takon qendrës sonë, çarshisë sonë”, qëndron në njoftimin e Kasamit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori