LAJMI I FUNDIT:

Pandov: Bullgarët në mënyrë fshatarake iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me RMV-në

Pandov: Bullgarët në mënyrë fshatarake iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me RMV-në

Analisti Aleksandar Pandov në “Click Plus” tha se kryetari bullgar po të kishte qëllime të mira nuk do të hapte klub me emrin “Vanço Mihajlov”, por ndonjë investim në Maqedoni. Veprimet e Bullgarisë, Pandov e quajti qasje fshatarake qasjen e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Do të vinte Kiril Petkov, si student i Hardvardit në hapjen e ndonjë ivestimi të tyre ku do të hapeshin 1000 apo 500 vende pune, çfarëdo, diçka që është shenjë e miqësisë. Ata sërish në mënyrën më primitive të mundshme, në mënyrë fshatarake…mënyrë bullgare iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me Maqedoninë”, tha Pandov.