LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët ukrainas dhe imazhet satelitore tregojnë prova të varrezave masive jashtë Mariupolit

Zyrtarët ukrainas dhe imazhet satelitore tregojnë prova të varrezave masive jashtë Mariupolit

Zyrtarët ukrainas të martën identifikuan vendndodhjen e varrezave masive jashtë qytetit port të rrethuar ukrainas të Mariupolit – pretendime të forcuara nga publikimi i imazheve satelitore të mbledhura dhe të analizuara prej kompanisë Maxar Technologies.

Në një mesazh të enjten në Telegram, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, shkroi se “Si rezultat i një kërkimi dhe identifikimi të gjatë të varrezave masive të banorëve të vdekur të Mariupolit, ne vërtetuam faktin se shumë banorë të vdekur të Mariupolit ishin varrosur në fshatin Manhush”.

Andriushchenko – i cili nuk është në Mariupol, por ka shërbyer në zyrën për informacion nga brenda qytetit të rrethuar – publikoi koordinatat në Telegram, duke thënë se forcat ruse kishin gërmuar disa varre masive, secila me përmasa rreth 30 metra në Manhush, një qytet rreth 19 kilometra në perëndim të Mariupolit, raporton cnn.


“Kamionët bartin trupat e të vdekurve, në fakt, thjesht i hodhën në argjinaturë”, tha ai dhe shtoi. “Kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë e krimeve të luftës dhe përpjekjeve për t’i mbuluar ato”.

Maxar publikoi analizën e imazheve satelitore të martën që duket se tregon prova të varreve të reja në një vend në skajin veriperëndimor të Manhushit.

Vadym Boichenko, kryebashkiaku i Mariupolit, gjithashtu pretendoi të enjten se forcat ruse kanë varrosur trupa në varre masive në Manhush, ku pretendohet se deri në 20 mijë njerëz kanë vdekur gjatë bombardimeve.

“Më shumë se 20 mijë civilë – gra, fëmijë, të moshuar – vdiqën në rrugët e qytetit tonë nga artileria armike, aeroplanët”, tha ai. “Dhe kjo është gjithashtu [bazuar] në dëshmitë e krerëve të shërbimeve tona komunale, të cilët e panë atë. Dhe për fat të keq, ne kemi parë që trupat e banorëve të vdekur të Mariupolit kanë filluar të zhduken nga rrugët e qytetit tonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Amerika
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Turqia
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Evropa
Kalo në kategori