LAJMI I FUNDIT:

“Nder dhe emocion i madh, e njoh historinë e klubit”, fjalët e para të Ten Hag si trajner i Man Utd

“Nder dhe emocion i madh, e njoh historinë e klubit”, fjalët e para të Ten Hag si trajner i Man Utd

Trajneri holandez, Erik ten Hag ka folur fjalët e para pas konfirmimit si trajner i ri i klubit të madh anglez, Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi konfirmoi sot (e enjte) arritjen e marrëveshjes me Ajaxin për trajnerin Ten Hag, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.


Emërimi në krye të klubit nga Old Trafford është cilësuar si nder i madh dhe emocion i jashtëzakonshëm nga trajneri holandez.

Zyrtare: Erik ten Hag, trajner i ri i Manchester United
Lexo po ashtu Zyrtare: Erik ten Hag, trajner i ri i Manchester United

“Është një nder i madh të emërohem menaxher i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që kam përpara”, ka thënë fillimisht Ten Hag pas zyrtarizimit.

“Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojnë”.

“Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajaxi pas këtyre viteve të pabesueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin në përfundimin e suksesshëm të këtij sezoni përpara se të shkoj te Manchester United”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori