LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Erik ten Hag, trajner i ri i Manchester United

Zyrtare: Erik ten Hag, trajner i ri i Manchester United

Klubi anglez, Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Erik ten Hag, i cili vjen nga Ajaxi.

Pas disa javësh bisedime dhe marrëveshjes verbale me trajnerin holandez, Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje edhe me Ajaxin për shërbimet e Ten Hag.


Kështu, klubi nga Old Trafford ka konfirmuar emërimin e Ten Hag si menaxher të ri të përhershëm, nga sezoni i ardhshëm deri në fundin e sezonit 2024/25.

Man Utd pajtohet me Ajaxin për tarifën e kompozimit - Ten Hag dhe Van der Gaag zyrtarizohen shpejt, synohet edhe Van Persie
Lexo po ashtu Man Utd pajtohet me Ajaxin për tarifën e kompozimit - Ten Hag dhe Van der Gaag zyrtarizohen shpejt, synohet edhe Van Persie

Njoftimi erdhi me anë të faqes zyrtare të klubit anglez në rrjetet sociale.

“Manchester United është i lumtur të njoftojë emërimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë për meshkuj, nga fundi i këtij sezoni deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Ten Hag nuk do të vijë i vetëm te Unitedit, pasi së bashku me të do të punojë edhe ndihmësi i tij, Mitchell van der Gaag.

Holandezi i impresionoi drejtuesit e klubit nga Old Trafford gjatë procesit të intervistës së tij, duke mposhtur në garë emra si Mauricio Pochettino , Zinedine Zidane dhe Brendan Rodgers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori