Alida Mehmeti
Ka kaluar muaji qëkur agresioni rus nisi ofensivën mbi fqinjin e tij Ukrainën e pavarur, pavarësi që ajo e fitoi pas shpërbërjes së bashkimit të republikave socialiste sovjetike në prag dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë. Këtë agresion presidenti Vladimir Putin e konsideron si një operacion ushtarak, duke e motivuar me arsyetimin se ndërhyrja nga ana e Rusisë në Ukrainë ka për qëllim të garantojë neutralitetin dhe çarmatimin e plotë të këtij shteti të madh, i dyti në Evropë nga sipërfaqja dhe me një popullsi me mbi dyzet milionë banorë, neutralitet që e mbron Rusinë nga rreziqet hipotetike që mund t’i vijnë nga fuqitë e mëdha, siç pretendon ai. Gjithashtu, me këtë agresion, presidenti Putin kërkon t’i imponojë Ukrainës njohjen e pavarësisë së dy rajoneve: Luhanskut dhe Donbasit; të njohë njëkohësisht zyrtarisht gadishullin e Krimesë si pjesë integrale të Republikës Federale të Rusisë. Sido që të jenë argumentet që përdoren sot mbi këtë agresion, në thelb ato janë shprehje e një nacionalizmi të ngushtë ekstrem, i cili në historinë e kombeve ka shkaktuar tragjedi të mëdha.
Me këtë rast duhet të rikthehemi pak tek e kaluara e largët dhe e afërt, te pretendimet e mjaft politikanëve të cilët, duke i dhënë vetes dhe shtetit që kanë përfaqësuar të drejta të pakufizuara, kanë nxjerrë lloj-lloj pretendimesh për të krijuar shkaqe dhe motive agresive ndaj kombeve dhe popujve të tjerë. Kujtojmë këtu luftërat e përsëritura ruso-turke, deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, që kulmuan me Traktatin e Shën Stefanit, në përfundim të të cilave, Rusia fitimtare, në marrëveshje me Perandorinë Osmane diktoi kushte që përkrahnin interesat sllave në Ballkan, pa folur pastaj për ndryshimin e territoreve si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Të tilla procese të ndryshimit të kufijve kanë përjetuar popujt edhe gjatë luftërave ballkanike, derisa në Luftën e Parë Botërore me Traktatin e Versajës, prej së cilës Prusia (Gjermania e sotme) dhe ndonjë shtet tjetër, që dolën të mundura nga kjo luftë, humbën territore dhe kësisoj, harta fizike e Evropës pësoi ndryshime të paimagjinueshme.
Mirëpo, c’’ndodhi më pas? Në kohën që energjitë e kombeve u vunë në shërbim të rindërtimit të vendeve të shkatërruara nga luftërat, nacionalizmi i ngushtë sërish prodhoi fuqi të reja shkatërruese, siç’ ishte trekëndëshi nazifashist Romë- Berlin- Tokio. Pa u shuar mirë pasojat e Luftës së Parë Botërore, kjo aleancë nisi Luftën e Dytë Botërore.
Nazistët gjermanë e filluan me shkatërrimin e Versajës për të rikthyer Prusinë e dikurshme dhe pasi e realizuan këtë qëllim, iu kthyen Evropës së bashku me Italinë fashiste; në një kohë me ta, edhe Japonia në vendet e Lindjes së Largët … Historia njohu masakra të tmerrshme prej fuqive të errëta ultranacionaliste, dhe në mbarim të kësaj lufte pasojat ishin kaq katastrofale, saqë njerëzimit iu desh shumë kohë të rimerrte veten. E vërteta është që edhe pas vendosjes së paqes, mjaft fuqi të mëdha nuk hoqën dorë nga garat e armatimeve.
Me rënien e BRSS-së, me shpërbërjen e saj në republika të pavarura të mjaft shteteve që bënin pjesë në të, dhe për rrjedhojë, me shpërbërjen edhe të Traktatit të Varshavës, u duk se Evropa do të gjente qetësi, mirëpo pa kaluar tri dekada u ringjallen përsëri ndjenjat e nacionalizmit të ngushtë dhe të shovinizmit. Dëshmi për këtë është agresioni ushtarak rus ndaj një vendi fqinj, Ukrainës së pavarur. Brenda një kohe të shkurtër, në këtë konflikt fati njerëzor është bërë tragjik; viktimat e deklaruara janë të shumta … Kievi, Mariupoli, Buça, si dhe mjaft qytete të tjera po rrafshohen dita ditës; popullsia civile, pa përjashtuar asnjë kategori moshe njerëzore, po masakrohet pa mëshirë dhe askush nuk e di se cili do të jetë fundi i këtij konflikti. A po bëhen përpjekje diplomatike për zgjidhjen e tij?
Thuhet përditë se të dyja palët kanë hyrë në bisedime, por nga ana tjetër fuqitë e mëdha, si ShBA-ja, Franca, Gjermania, Anglia, Turqia … po deklarojnë furnizimin me ndihma ushtarake për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës, që do të thotë se në këtë fazë kritike çdo mjet tjetër, veç’ diplomacisë, paska përparësi. Dhe, me sa duket, kjo do të zgjasë shumë. Ne nuk dimë ende se çfarë pretendimesh të tjera ultranacionaliste dhe shoviniste do të nxjerrë Rusia, qoftë edhe për të realizuar ato synime të deklaruara tashmë.
Pyetja shtrohet: po nesër, kush na garanton se Cari i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk do të pretendojë për çfarë ka deklaruar dikur, se shpërbërja e BRSS-së ka qenë një gabim i madh historik? Nëse vërtet ka plane të fshehta për këto ide të mbrapshta, atëherë paqja në botë do të jetë plotësisht e rrezikuar. Ajo nuk do të kërcënohet më vetëm në një rajon të kufizuar, siç’ po kërcënohet tani, derisa Polonia, si anëtare e NATO-s, ka dalë me kërkesë zyrtare ShBA-së që e lejon atë të vendosë arsenal bërthamor në territorin e saj.
Historia e luftërave na ka mësuar se jo rrallëherë konfliktet rajonale kanë shërbyer si pikënisje të konflikteve botërore. E them këtë, sepse ka rajone që janë të prira të ringjallin ndjenjat e tyre ultranacionaliste, edhe kur këto ekzistojnë vetëm si mosmarrëveshje rajonale. Në këto kushte, rreziku i katastrofës botërore është potencial. Për të treguar se sa i gatshëm është ky rrezik i shpërthimit në plan botëror, mjafton deklarata e fundit e qeverisë kineze, e cila iu përgjigj me një gjuhë tepër të ashpër deklaratës së bërë nga qeveria amerikane mbi vizitën e paralajmëruar, së shpejti në Tajvan, të kryetares së Senatit të ShBA-së, Nancy Pelosi, për të vetmen arsye se kinezët e konsiderojnë këtë territor si pjesë të privuar prej shumë vitesh nga kombi i tyre.
Me arsyetime të tilla mund të shkohet pafundësisht, por në konflikte që vënë në diskutim sigurinë dhe garancinë e paqes, diplomacia botërore duhet të gjeje medoemos të gjithë mekanizmat që e ndalin luftën, ndryshe e kaluara mund të përsëritet më tragjike se më parë në historinë e dy luftërave botërore, dhe atëherë diplomacia nuk do të kishte më vlerë dhe rol historik, pa folur pastaj për parimet e Konferencës së Helsinkit, konferencë që u trumbetua si platformë e sigurisë dhe e bashkëpunimit evropian, e cila, në një nga pikat e saj kryesore vë theksin edhe në mos ndryshimin e kufijve, deklaratë e nënshkruar nga të gjitha vendet evropiane, por që në realitetin e krijuar e ka humbur rëndësinë e saj. Çdo neglizhencë në këtë drejtim do të sillte pasoja të paimagjinueshme dhe të pakorrigjueshme në këtë shekull të atomit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-usaid-780x439.jpg)
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti