LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Hovenier mirëpret senatorët amerikanë, përkrahës të vjetër të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Ambasadori Hovenier mirëpret senatorët amerikanë, përkrahës të vjetër të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen që ndodhen për vizitë në Kosovë.

Ambasadori Hovenier senatorët amerikanë i quajti mbështetës të vjetër të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.


“I kënaqur të mirëpres sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër të pavarësisë, sovranitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës….”, shkruan ambasadori.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror.

Të tre senatorët po qëndrojnë për vizitë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/