LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shtëpia e përshtatur për kultivimin e kanabisit në Kukës, shpallen në kërkim dy persona

Zbulohet shtëpia e përshtatur për kultivimin e kanabisit në Kukës, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin “First” gjatë së cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e dyshuar, ku gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba.

Shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.


Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, e pronarit të banesës, shtetasit K. H., 51 vjeç, dhe e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit H. S., 28 vjeç, të dy banues në Kukës. /Telegrafi/