LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Nuk ka ndryshuar mënyra e përdorimit të emrit të shtetit në NATO

MPJ Maqedoni: Nuk ka ndryshuar mënyra e përdorimit të emrit të shtetit në NATO

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara në disa media, për ndryshim në mënyrën se si Republika e Maqedonisë së Veriut emërohet ose shënohet në NATO. Nga MPJ këto informacione i quajnë spekulime tendencioze, që sipas tyre, synojnë të dëmtojë reputacionin e vendit dhe të Aleancës.

Nga MPJ thonë se sipas rregullave të NATO-s, të miratuara shumë kohë përpara anëtarësimit të RMV-së, për nevoja protokollare, vendet shënohen me emrat e tyre të plotë, që korrespondojnë me transkriptimin e gjuhës angleze (English Alphanumerical), përveç rasteve kur teknikisht nuk është e mundur.

“Për të mos ndryshuar rendi, shtetet anëtare shënohen me dy shkronjat e para të emrit të vendit, nëse është një fjalë, ose me shkronjat e para të të dyja fjalëve, si në rastin tonë kur emri është nga dy fjalë. Qëllimi i këtij rregulli është të përshtatë emrat e plotë, pa prishur rendin e alfabetit anglez sipas të cilit janë renditur vendet, gjë që është gjithashtu një rregull brenda Aleancës”.


Sipas kësaj, për Maqedoninë e Veriut (North Macedonia) përdoret NM, përkatësisht, sipas rendit alfabetik, vendi ndodhet në mes të Holandës (Netherlands- NE) dhe Norvegjisë (Norway – NO). I njëjti rregull që vlen për ne, theksojmë se vlen edhe për shkurtesat e përdorura për disa vende të tjera – Turqi (TU), Gjermani (GE), Danimarkë (DE), të cilat gjithashtu nuk përputhen me kodet e tyre ISO”.

“Sa i përket akteve të brendshme të Aleancës, ku në mënyrë specifike është e vendosur, përdoren shkurtesat nga sistemi ISO, ku vendi ynë rregullisht shënohet me kodet përkatëse ISO – MK dhe MKD”, thuhet në reagimin e MPJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori